Bekime nga shpërthimet
Blessings Out of Blastings – ALB
“ Sepse ti, o Zot, do të bekosh të drejtin; do ta rrethosh me hirin tënd si me mburojë” (Psalmi 5:12).
Në jetën e njerëzve të Perëndisë shpesh vihet re një lloj cikli. Ashtu si përroi në luginën e Kerithit u tha dhe i dha fund asaj kohe të qetë, stina e bollëkut në Sarepta mori fund të papritur për Elian. Në mënyrë tragjike, djali i vejushës vdiq, duke provokuar zemërimin e saj drejt Perëndisë dhe Elias (shih 1 Mbretërve 17:17-24).
Cikli i bekimeve që ndiqet nga një shpërthim nuk është i pazakontë për njerëzit e Zotit. Shpesh një triumf i madh shoqërohet nga një sprovë e madhe. E përjetova këtë në vitin 1987 kur themeluam kishën tonë. Zoti na bekoi në çdo mënyrë që mund të bekohet një kishë. Njëzet e tetë njerëz morën pjesë në takimin tonë të parë në një dhomë hoteli; numri u rrit në gjashtëdhjetë javën pasuese, dhe besimtarë të përkushtuar vazhduan të vinin. Takohesha me njerëz në mëngjes, në drekë dhe në darkë, duke vrapuar për të qenë në një ritëm me rritjen fenomenale.
Por, në 1989, u sëmura shumë keq me pneumoni të dyfishtë. Ajo që mund të bëja ishte të qëndroja shtrirë në kurriz. Zoti po më fshinte mua ashtu siç bëri me Elian dhe më vendosi në një vend që të rrija i heshtur dhe të dëgjoja. Ai më mësoi se unë mund t’u shërbeja të tjerëve vetëm nëse do t’i shërbeja Atij së pari. Ai më mësoi se nuk mund të bëja asgjë me forcat e mia por çdo gjë me Të.
Zoti do të sjellë bekime nga shpërthimet çdo herë që ne do ta dëgjojmë zërin e Tij.
Lutje: Zot, falemnderit për kujtesën sot që Ti ke bekime për mua edhe gjatë kohëve të vështira. Më ndihmo të shikoj bekimet sot. Lutem në emrin e Jezusit. Amen.