Strategjitë e Zotit
God’s Strategies – ALB
“ Edhe Zoti i drejtoftë zemrat tuaja te dashuria e Perëndisë dhe te qëndrueshmëria e Krishtit” (2 Thesalonikasve 3:5).
Elia e ktheu përmbys situatën në kombin e tij edhe pse ai ishte vetëm një person me burime të kufizuara. Vejusha solli një ndryshim duke pregatitur kulaçin e saj të fundit për njeriun e Zotit dhe jo për veten. Zoti vendos shërbesa unike në zemrat e njerëzve të Tij dhe e bekon bindjen ndërsa ata i nënshtrohen vullnetit të Tij sovran.
Shpesh, strategjitë e Zotit nuk kanë kuptim për ne, sepse ndryshe nga Ai, ne kemi vizion të kufizuar. Kur Zoti e çoi Elian në zemër të territorit armik, Zoti e dinte që ai ishte vendi i fundit që ushtarët e mbretit Ashab do të kërkonin për të. Zoti gjithashtu e dinte se shkuarja në Sarepta do ta shpëtonte Elian nga vdekja nga uria edhe pse zëri arsyes thoshte që ishte zi buke. Dhe më e rëndësishmja, Zoti i tregoi Elias që ai kujdesej për vejushën që adhuronte Baalin dhe familjen e saj.
Zoti shpesh ka objektiva të shumta ndërsa Ai operon në shumë fronte në të njëjtën kohë. Nëse ndjekim drejtimin e Tij, ne do të bekohemi dhe do të bëhemi instrumente bekimi për të tjerët.
A ju ka shtyrë ndonjëherë Zoti të bëni diçka që për ju në atë kohë nuk kishte asnjë kuptim, por ky ishte vullneti i Tij sovran? A po të kërkon Zoti të lëvizësh nga zona jote e rehatisë me njerëzit, në karrierën tënde, në financat e tua? A po lëviz Ai zemrën tënde për të eksploruar territore të reja në shërbesë ose në marrëdhënie me Të?
Lutje: Perëndi, strategjitë e tua shpesh më konfuzojnë dhe bëjnë që të mos ndihem rehat, por unë do t’i bindem thirrjes Tënde sepse e di që Ti mund të shohësh atë që unë nuk e shoh. Të besoj se do më bekosh dhe do më përdorësh për të bekuar të tjerët, ndërsa të bindem Ty. Në emrin e Jezusit, lutem. Amen.