Para një udhëkryqi
Facing a Crossroads – ALB
“Dhe në rast se ju duket një gjë e keqe t’i shërbeni Zotit, zgjidhni sot kujt doni t’i shërbeni, o perëndive të cilëve u shërbyen etërit tuaj matanë lumit, o perëndive të Amorejve, në vendin e të cilëve ju banoni sot; sa për mua dhe për shtëpinë time do t’i shërbejmë Zotit” (Jozueu 24:15).
Tek 1 Mbretërve 18, ne e shohim Izraelin para një udhëkryqi. Ata kishin humbur frikën e tyre ndaj Zotit. Për ta, Ai ishte një milion milje larg. Ata ende pretendonin se e ndiqnin Jehovan, por Ai nuk ishte më pjesë e jetës së tyre të përditshme. Zoti e dinte se vetëm një kujtesë e gjallë e fuqisë së Tij do t’i zgjonte këta njerëz nga gjumi i tyre shpirtëror. Kështu që Zoti përdori Elian për të sjellë një pikë kthese në jetën e tyre. Me të gjitha shanset kundra tij – një njeri që qëndronte kundër qindra udhëheqësve paganë – Elia tregoi fuqinë e Perëndisë.
Tek 1 Mbretërve 18:22-39, njerëzit panë një garë të çuditshme. Dy sakrifica demash në dy pirgje të ndara drush zjarri. Kush do të ishte në gjendje ta ndizte zjarrin në mënyrë mbinatyrore – Baali apo Zoti? Elia me besim të plotë në besnikërinë e Perëndisë, vëzhgoi sesi 850 profetët paganë u përpoqën të ngrinin perëndinë e tyre të rremë nga gjumi. Për orë dhe orë të tëra, paganët kërcyen rreth altarit, duke i thirrur Baalit, madje duke prerë edhe veten e tyre me shpata.
Pastaj Elia doli para. Elia pa altarin e Zotit, që ishte neglizhuar nga njerëzit dhe me kujdes e riparoi atë me 12 gurë, të cilët përfaqsonin 12 fiset e Izraelit. Pastaj ai i njomi drutë e zjarrit me ujë për të treguar se ajo që do të ndodhte do të qe një mrekulli nga Zoti dhe jo një trik prej tij. Ndërsa Zoti i vuri flakën atyre druve, populli i Izraelit më në fund erdhi në vete. “Para kësaj pamjeje tërë populli u shtri me fytyrën për tokë dhe tha: Zoti është Perëndia!!'” (1 Mbretërve 18:39).
Ne kemi fuqinë ringjallëse të Jezus Krishtit për të ndërtuar një zjarr brenda nesh, për të na pastruar. Kur ndodhemi para një udhëkryqi në ecjen tonë shpirtërore, ne gjithmonë mund të shkojmë tek Zoti për drejtimin e duhur.
Lutje: At, falemnderit për guximin e Elias për të qëndruar kundra udhëheqsve paganë. Lutem që të më ndihmosh të marr vendimin e duhur kur jam para një udhëkryqi. Në emrin e Jezusit, lutem. Amen.