Parimet e një jete lutjeje
Principles of Powerful Prayer – ALB
“Por Jezusi tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej.” (Luka 5:16).
Jakobi 5:17 na tregon se “Elia ishte një qenie njerëzore, ashtu si ne”, megjithatë ai luajti një rol në disa nga manifestimet më të mahnitshme të fuqisë së Zotit në historinë biblike. (shih Jakobi 5:16-18; 1 Mbret. 17:17-24, 18:16-46)
Çfarë e bëri Elian kaq efektiv ndërsa ndërvepronte me jobesimtarët, me armiqtë, me udhëheqësit politikë? Çfarë lloj njeriu mund të përdor Perëndia ashtu si bëri me Elian? Gjashtë parime e lejuan Elian të përjetonte fuqi të jashtëzakonshme personale dhe intimitet me Perëndinë. Sot do të shohim tre prej tyre.
Së pari, përgjigjia e Elias ndaj vejushës nga Sarepta mund të shërbejë si një studim në lënien mënjanë të vetes dhe lejimin e Zotit të marrë kontroll. Kur vejusha e fyen atë me fjalë, Elia nuk e mbron veten ose nuk i jep asaj një mësim nga Bibla. Ai thjesht e merr djalin e saj në krahët e tij dhe përpiqet ta ndihmojë. Ai e di që ajo po flet nga dhimbja e djalit të saj të vdekur dhe faji që ajo mbart nga besimi i saj pagan. Nuk është e nevojshme që ai të nxjerrë në pah mendimin e saj të gabuar; ai lejon Perëndinë të punojë.
Së dyti, Elia e pyet Zotin vetëm në kohën e tij të qetë me të. Elia eci me Zotin në intimitet. Ai e dinte se Zoti e mirëpriste atë për të folur përmes zhgënjimeve të tij si vdekja e djalit të ri; gjithsesi Elia i linte pyetjet e tij për kohën kur ishte vetëm me Perëndinë. Ai nuk e dobësoi më tej, me pyetjet e veta, besimin në zhvillim të vejushës që tashmë ishte në vështirësi.
Së treti, Elia këmbënguli në lutje të zjarrta. Elia u lut për djalin tre herë. Elia nuk kishte asnjë udhëzim sesi të merrej me këtë situatë, kështu që ai vazhdoi të këmbëngulte në lutje.
Lutje: Zot, falemnderit për shembullin e Elias. Më ndihmo t’i aplikoj këto parime lutje në jetën time të përditshme të lutjes. Në emrin e Jezusit, lutem. Amen.